Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PELEGRINÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Udhëtim në vendet e shenjta që bëjnë pelegrinët; haxhillëk. Pelegrinazhi i myslimanëve. Shkoi për pelegrinazh.
2. fig. Vajtja e një vargu të madh njerëzish në një vend historik, te një përmendore, lapidar etj. për ta parë e për ta nderuar. Vend pelegrinazhi. Pelegrinazhe te monumenti i Pavarësisë (te shtëpia e Adem Jasharit).
PELEGRÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e shenjta; haxhi. Pelegrinët e krishterë (budistë). I veshur si pelegrin. Vinin si pelegrinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë