Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PEDÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Levë ose shkelëse me anën e së cilës vihet në punë, zakonisht me këmbë, një mjet lëvizës, një mekanizëm etj. Pedalet e biçikletës. Pedalet e pedalonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDALÍM,~I m. sh. ~, ~IT Veprimi kur pedaloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Vë në punë një pedal, lëviz pedalet me këmbë. 2. jokal. Ngas biçikletën a një mjet tjetër duke lëvizur pedalet. Pedalon me shpejtësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDALÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Barkë plastike për shëtitje në det a liqen, që vihet në lëvizje duke e pedaluar. Pedalon në shitje. Nxjerr pedalonin në breg. Pedalon dyvendësh (katërvend…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT ars. Ai që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret jashtë masës me hollësirat e vogëlsirat dhe përpiqet vetëm që të jetë formalisht në rregull, njeri i vogëlsirave; ai që plotëson në mënyrë tep…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDÁNT,~E mb. Që ka tipare pedanti; që karakterizon një njeri të tillë. Njeri pedant. Mësues (drejtues, nëpunës) pedant. Sjellje pedante.✱Sin.: formalist, skolastik, talmudist.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret jashtë masës me hollësirat e vogëlsirat dhe përpiqet vetëm që të jetë formalisht në rregull; ajo që plotëson në mënyrë tepër të theksuar a…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT sport. 1. Dërrasë e epshme nga e cila kërcen dikush për të fituar një shtysë të shtuar kur kryen një zhytje ose një lëvizje gjimnastike. Kërceu mbi pedanë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDÁT vep., ~A, ~UR kal. Rropat; mundoj; robtoj. Jeta e pedati me halle të shumta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë