Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PEDAGOGJÍK,~E mb. 1. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun, që i përket pedagogjisë a pedagogut, që u përgjigjet kërkesave të pedagogjisë, që është karakteristik për pedagogun e për pedagogjinë; i mësuesve, mësimor. Trupi pedagogjik. Metodë pedagogjike. Për qëllime pedagogjike. Letërsi (revistë) pedagogjike. Mendimi pedagogjik. Praktikë pedagogjike praktikë për të dhënë mësim që bëjnë nxënësit a studentët. Njohuri (dije) pedagogjike.
2. Që merret me përgatitjen e pedagogëve e të mësuesve të ardhshëm. Institut pedagogjik. Shkollë pedagogjike. Kurs pedagogjik.
✱Sin.: mësimor, mësimdhënës.
PEDAGOGJÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Shkollë e mesme pedagogjike. Pedagogjikja e Elbasanit (e Shkodrës, e Dibrës, e Shkupit). Mbaroi pedagogjiken.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGOGJIKO-PSIKOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me pedagogjinë dhe me psikologjinë; i pedagogjisë dhe i psikologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT ars. Ai që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET ars. Ajo që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialiste për pedagogji; mësuese në një shkollë të lartë; tit…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim. Pedagogjia klasike. 2. Lëndë mësimore që jep nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë