Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PEDAGÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET ars. Ajo që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialiste për pedagogji; mësuese në një shkollë të lartë; titulli i kësaj mësueseje. Pedagoge e jashtme pedagoge që jep mësim në një shkollë të lartë pa qenë punonjëse e përhershme e kësaj shkolle. Pedagoge e brendshme pedagoge që jep mësim në një shkollë të lartë duke qenë punonjëse e përhershme e kësaj shkolle. Pedagoge me kohë të plotë. Pedagoge me kohë të pjesshme. Pedagoge e palodhur. Pedagoge në universitet. Pedagoget e para të arsimit tonë.
✱Sin.: edukatore, mësuese, mësimdhënëse, arsimtare.
PEDAGÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT ars. Ai që mëson dhe edukon të rinjtë, duke zbatuar parimet dhe metodat e pedagogjisë; specialist për pedagogji; mësues në një shkollë të lartë; titulli i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGOGJÍ,~A f. 1. Shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin e fëmijëve e të rinjve, me metodat që duhen përdorur për këtë qëllim. Pedagogjia klasike. 2. Lëndë mësimore që jep nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGOGJÍK,~E mb. 1. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun, që i përket pedagogjisë a pedagogut, që u përgjigjet kërkesave të pedagogjisë, që është karakteristik për pedagogun e …
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGOGJÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Shkollë e mesme pedagogjike. Pedagogjikja e Elbasanit (e Shkodrës, e Dibrës, e Shkupit). Mbaroi pedagogjiken.
Shfaq përkufizimin e plotë →PEDAGOGJIKO-PSIKOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me pedagogjinë dhe me psikologjinë; i pedagogjisë dhe i psikologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë