Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÉC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë pëlhure për të fshirë orenditë, për të pastruar sende e vegla të ndryshme etj. Pece e pastër. Pece e lagur. E fshiu me pece.
2. zakon. sh. Copë pëlhure e butë, që e përdorin zakonisht në vend të çorapeve ushtarët për të mbështjellë këmbët.
3. Rrip i gjatë prej pëlhure të endur rrallë, që përdoret për të lidhur plagët etj. Mbështjell plagën me pece.
✱Sin.: peckë, pluhurfshirëse, mbështjellëse, garzë.
PÉÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Perçe.
PEC,~E mb. Dritëshkurtër, miop. Fëmijë pec.
PECÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë pëlhure zakonisht katërkëndëshe, të cilën e vëmë përpara kur hamë që të mos ndotemi etj. Pecetë buke. Fshiu buzët me pecetë. E mbështolli me pecet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë