Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAZHVILLÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është rritur fare ose nuk është rritur mirë, që ka mbetur pa u zhvilluar (për një njeri a për trupin e tij, për një bimë etj.); kund. i zhvilluar. Fëmijë (fetus) i pazhvilluar. Me trup të pazhvilluar. Bimë e pazhvilluar.
2. Që nuk është i zhvilluar nga ana arsimore e kulturore, i paformuar; që është karakteristik për një njeri të tillë; kund. i zhvilluar. Njeri i pazhvilluar.
3. Që ka mbetur prapa, që s’është zhvilluar, i prapambetur (për një fushë të veprimtarisë, për një vend etj.); kund. i zhvilluar. Ekonomi (industri, bujqësi) e pazhvilluar. Vend (shtet) i pazhvilluar.
4. Që nuk është zbërthyer a nuk është zgjidhur; që s’është zhvilluar, që ka mbetur pa u kryer. Probleme (ushtrime) të pazhvilluara. Çështje e pazhvilluar.
✱Sin.: i paformuar, i parritur, i rrëgjak, rrëgjuar, i prapambetur, bukamel, shtatpaktë, i paktë, i hollë, i dobët, rakitik, i paarsimuar, i pakulturuar, i ulët, i egër, i pazgjidhur, i pambaruar, i pakryer, i papjekur, dështak.
PAZHVILLUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pazhvillueshëm, vetia e diçkaje që është e pazhvillueshme; mungesë zhvillueshmërie; kund. zhvillueshmëri. Pazhvillueshmëri e përgjithshme e organe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAZHVILLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i zhvillueshëm; që nuk mund të zhvillohet. Vend i pazhvillueshëm. Hapësirë e pazhvillueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë