Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAZAKÓNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka diçka të veçantë nga të tjerët, që s’është si të tjerët e të bën përshtypje të veçantë, që nuk gjendet a nuk ndodh rëndom; i padëgjuar; jo i zakonshëm; i jashtëzakonshëm; kund. i zakonshëm. Fenomen i pazakonshëm. Gjë e pazakonshme. Bukuri e pazakonshme. Vështirësi të pazakonshme. Aftësi të pazakonshme. Ngjarje (ndodhi) e pazakonshme. Me rëndësi të pazakonshme.
2. Që vendoset pa marrë parasysh asgjë, që bëhet jashtë rregullit, jashtë radhës ose në raste të ngutshme; i jashtëzakonshëm; kund. i zakonshëm. Mbledhje e pazakonshme. Shpejtësi e pazakonshme.
✱Sin.: i jashtëzakonshëm, i veçantë, i rrallë, i veçuar, i pazakontë, i parëndomtë, i pashoq, i habitshëm, i egër, i shpejtë, i menjëhershëm, i ngutshëm.
PAZAKÓNSHËM ndajf. Në mënyrë të pazakonshme. Ka një kujtesë pazakonshëm të fortë.
PAZAKONSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pazakonshëm; vetia e diçkaje që nuk është e zakonshme. Pazakonshmëria e një qasjeje të hapur ndaj problemit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAZAKÓNTË (i, e) mb. I pazakonshëm. Lëvizje (gjallëri, heshtje, qetësi, zhurmë) e pazakontë. Rrethana të pazakonta. Diçka e pazakontë për moshën e tij.✱Sin.: i pazakonshëm, i jasht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë