Fjalori
PAVRARË

PAVRÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk është dëmtuar, që s’është i vrarë (për pemë e perime); kund. i vrarë, i dëmtuar. Mollë të pavrara. Ullinjpavrarë. Patate të pavrara.
2. fig. Që nuk e ka lodhur a plakur, nuk e ka vrarë jeta ose puna e rëndë, që ka pamjeshëndetshme, të freskët e është plot gjallëri megjithëse ështëmoshëmadhe; që nuk është plakur para kohe. I pavrarë nga jeta (nga puna). Me fytyrëpavrarë. Me truppavrarë.
3. Që nuk ka përjetuar vuajtje, mundime, brenga etj., që s’është lënduar nga ndonjë dhembje e madhe shpirtërore etj.; kund. i vrarë. Me shpirt (me zemër) të pavrarë.
4. bised. Që nuk është rrahur për t’i marrë gjalpin; i parrahur, i pacenuar, i paprekur (për qumështin e bulmetin); i parrahur, i pashkelur (për një vend). Djathë i pavrarë djathë i bërë me qumësht, që nuk i është hequr gjalpi. Vend i pavrarë vend ku nuk ka shkelur njeri, vend i pashkelur a i pazbuluar nga njerëzit.
Sin.: i padëmtuar, i parrahur, i paplakur, i pabrengë, i pashqetësuar, i palënduar, i pavuajtur, i pamazitur, i patundur, i pashkelur.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.