Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAVOLÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk përdoret dot me lehtësi, që nuk të volit (për një vegël, një mjet etj.); kund. i volitshëm. Mjet i pavolitshëm.
2. edhe fig. Që të pengon mjaft, që s’të lejon të lëvizësh a të veprosh me lehtësi; që vështirëson arritjen e diçkaje; i papërshtatshëm; kund. i volitshëm. Vend i pavolitshëm. Kushte të pavolitshme. Kohë e pavolitshme. Çast i pavolitshëm. Mot i pavolitshëm. Gjendje e pavolitshme.
✱Sin.: i pakollajshëm, i papërshtatshëm, i papërdorshëm.
PAVOLÍ,~A f. Mungesë volie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVOLÍ (i, e) mb. I pavolitshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVOLÍTJ/E,~A f. Pavolitshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVOLITSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pavolitshëm; vetia e diçkaje që nuk është e volitshme. Pavolitshmëria e pagesave të gjobave. Pavolitshmëri e vjeljes së taksave.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVOLÍTUR (i, e) mb. I pavolitshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë