Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAVIJÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhomë, sallë ose ndarje e veçantë në një spital, sipas llojit të sëmundjeve dhe të mjekimeve që u bëhen të sëmurëve; repart. Pavijoni i patologjisë (i kirurgjisë). Mjeku i pavijonit. U shtrua në pavijonin e pestë.
2. Ndërtesë a sallë e caktuar për të paraqitur mallrat e prodhimet e ndryshme në një panair ndërkombëtar; vend i posaçëm, i përkohshëm ose i përhershëm, për paraqitjen e gjërave në një ekspozitë. Pavijoni shqiptar (i Shqipërisë, i Kosovës). Pavijonet e pijeve. Pavijoni i librit shkencor. U hap (u mbyll) pavijoni.
✱Sin.: repart, dhomë, ndarje, sallë, ndërtesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë