Fjalori
PAVDEKËSISHT


Rezultate të ngjashme

PAVDÉKJE (i, e) mb. I pavdekshëm. Poezi me mesazhe të pavdekje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDEKSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i pavdekshëm; kund. vdekshmëri. Pavdekshmëria e popullit. Beson në pavdekshmërinë e shpirtit. 2. Të qenët i përjetshëm; të qenët i paharrueshëm; të q…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që jeton, që s’vdes kurrë; kund. i vdekshëm. Shpirti i pavdekshëm. Njeriu s’është i pavdekshëm. 2. Që ruhet përgjithmonë, që nuk shlyhet nga kujtime…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDÉKUR (i, e) mb. I pavdekshëm. Yll i pavdekur për liri. Shpirt i pavdekur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDEKURÍ,~A f. Pavdekësi, pavdekshmëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDEKËSÍ,~A f. Të qenët i pavdekshëm, pavdekshmëri. Pavdekësia e heronjve (e dëshmorëve). Simbol pavdekësie. Fitoi pavdekësinë e u bë i pavdekshëm.Sin.: pavdekshmëri, përjetësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDEKËSÍM,~I m. Përjetësim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PAVDEKËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i pavdekshëm me veprën time, rroj përjetë në kujtesën e njerëzve, përjetësohem. 2. pës. e PAVDEKËSÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDEKËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj që të rrojë përjetë në kujtesën e njerëzve, përjetësoj. E pavdekësoi emrin e vet (emrin e qytetit).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAVDEKËSÚAR (i, e) mb. Që është bërë i pavdekshëm; i përjetësuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.