Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAVÁRUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i varur ekonomikisht e politikisht, i mëvetësishëm. Vend (shtet) i pavarur. Jeton i lirë e i pavarur.
2. Që nuk është i varur nga një tjetër, që nuk është nën urdhrat, nën pushtetin a nën varësinë e një tjetri. Njeri i pavarur. Organizatë e pavarur.
3. Që qëndron më vete, që s’varet nga diçka tjetër; që bëhet, shfaqet a shprehet në mënyrë të mëvetësishme. Puna e pavarur e nxënësve (e studentëve). Zhvillim i pavarur. Mendim (qëndrim) i pavarur. Fjalë me kuptim leksikor të pavarur (gjuh.). Fjali e pavarur (gjuh.) fjali që s’varet gramatikisht prej një fjalie tjetër dhe që s’plotësohet nga një fjali tjetër.
✱Sin.: i mëvetësishëm, i mosvarmë, autonom, i pakushtëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë