Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAVARËSÍ,~A f. 1. Mëvetësi ekonomike e politike; të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur. Pavarësia kombëtare. Pavarësi e plotë (e kufizuar). Pavarësi politike (ekonomike). Lufta për liri e pavarësi.
2. Të qenët i pavarur nga një tjetër; gjendja e dikujt që është i panënshtruar e i pavarur; kund. varësi.
3. Të qenët i pakushtëzuar nga rrethana e nga shkaqe të caktuara, të qenët i pavarur nga diçka tjetër. Pavarësia e mendimeve (e gjykimit).
4. gjuh. Të qenët i pavarur gramatikisht; kund. varësi.
✱Sin.: mëvetësi, autonomi.
PAVARËSÍM,~I m. Veprimi kur pavarësoj dikë a diçka ose kur pavarësohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVARËSÍSHT ndajf. Pa marrë parasysh dikë a diçka, jo në varësi nga dikush a nga diçka, në mënyrë të pavarur. Pavarësisht nga kjo (nga ata). Pavarësisht nga mosha (nga ndryshimet, …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAVARËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Fitoj pavarësinë, bëhem i pavarur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVARËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj të vendoset pavarësia; e bëj të pavarur a të fitojë pavarësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAVARËSÚAR (i, e) mb. Që është pavarësuar. Vend i pavarësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë