Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAVËMÉNDSHËM ndajf. Pa vëmendje; pa qenë i vëmendshëm; kund. vëmendshëm.
PAVËMÉNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i vëmendshëm, që nuk e ka mendjen në punë ose tek ajo për të cilën flitet, që s’e ndjek dot me vëmendje diçka; i papërqendruar; që nuk shpreh a nuk tregon përqendrim të vëmendjes; kund. i vëmendshëm. Nxënës i pavëmendshëm. Është e pavëmendshme.
2. Që nuk tregon vëmendje për dikë a për diçka; që nuk shpreh interesim; i pakujdesshëm; kund. i vëmendshëm. I pavëmendshëm ndaj kërkesave të dikujt. U tregua i pavëmendshëm me të.
3. Që bëhet pa kujdes e pa vëmendje; që s’është i vëmendshëm; kund. i vëmendshëm. Vëzhgim (shqyrtim) i pavëmendshëm. Studim (lexim) i pavëmendshëm. Punë e pavëmendshme.
✱Sin.: i papërqendruar, i pakujdesshëm.
PAVËMÉNDJ/E,~A f. Mungesë vëmendjeje. Pavëmendje shqetësuese ndaj vlerave të kombit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë