Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PATRÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Trupë e vogël ushtarësh, policësh a rojash, anije luftarake, aeroplan etj. që është ngarkuar të sillet në një zonë të caktuar dhe të vëzhgojë çdo lëvizje të dyshimtë, të ruajë një objekt, rregullin a rendin e vendosur, të bëjë zbulimin etj. Patrullë ushtarake. Patrulla e zbulimit. Patrullë roje. Patrullë karabinierësh. E ndali patrulla.
PATRULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur patrulloj. Shërbimi i patrullimit. Vendi i patrullimit. Njësi (anije, aeroplan) patrullimi. E dërgoi për patrullim.✱Sin.: ruajtje, vëzhgim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PATRULL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PATRULLÓJ. Vendi patrullohej nga njësi të blinduara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Sillem në një zonë të caktuar dhe vëzhgoj çdo lëvizje të dyshimtë për të ruajtur një objekt, rregullin a rendin e vendosur, për të bërë zbulim et…
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRULLÚAR (i, e) mb. Që është patrulluar. Zonë e patrulluar.✱Sin.: i ruajtur, i vëzhguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që patrullon. Treshja patrulluese. Anije patrulluese.✱Sin.: ruajtës, vëzhgues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë