Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PATRONÁZH,~I m. 1. Mbrojtja, përkrahja dhe kujdesi për dikë nga një më i madh, më i fortë a më i aftë; përkujdesja që tregohet për përparimin e dikujt, për mbarëvajtjen e diçkaje etj.; kujdesi i drejtpërdrejtë a simbolik i një organi të lartë shtetëror ose i një personaliteti të lartë zyrtar për një veprimtari të caktuar; kujdestari. Sistemi i patronazhit. Zhvillohet (organizohet) nën patronazhin e... E ka nën patronazh. Marr nën patronazh.
2. Shërbim mjekësor i organizuar, që u bëhet në shtëpi të sëmurëve ose fëmijëve të vegjël nga një klinikë e caktuar a nga një punonjës i saj. Mjekja (infermierja) e patronazhit.
✱Sin.: kujdestari, mbrojtje, përkrahje, kujdes, përkujdesje.
PATRONAZHÍM,~I m. 1. Patronizim.2. Kujdestari; përkujdesje, kujdesim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONAZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Marr dikë në patronazh. 2. Patronizoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONDÍTUR (i, e) mb. Që nuk është tronditur; kund. i tronditur. Burrë i patronditur. Si mund të ruhej i patronditur besimi te procesi i përzgjedhjes?
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Emri i familjes, mbiemri i dikujt që zakonisht rrjedh nga emri i atit apo të një paraardhësi të atit. Vendlindja si patronim (Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONIMÍ,~A f., antrop. 1. Degë e antroponimisë që studion mbiemrat e njerëzve apo emërtimet e familjeve. Patronimia si shenjë identiteti.2. Tërësia e patronimeve të një fshati, k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONIMÍK,~E mb. Që ka të bëjë me patroniminë a me patronimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur patronizoj ose kur patronizohem, kujdestari. Patronizim absolut mbi vendin. Nuk kishin nevojë për patronizim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR keq., kal. Sillem ndaj dikujt, kur nuk është e nevojshme, si kujdestar, si më madh, si më i aftë etj.; përkujdesem ndaj dikujt më shumë sesa duhet, duk…
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONIZÚES,~I m. sh. ~, ~T Ai që patronizon, patronazhist. Duhet të largohet nga sjellja prej patronizuesi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRONIZÚES,~E mb. Që patronizon dikë. Qëndrimi patronizues shfaqej dhe në ekonomi (dhe në politikën e jashtme). Shtet patronizues. Politika patronizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë