Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PATRIOTÍK,~E mb. Që lidhet me patriotizmin; që përshkohet nga patriotizmi, që shpreh patriotizëm, që bëhet me patriotizëm; që është karakteristik për patriotin; atdhedashës, atdhetar. Detyrë (ndjenjë) patriotike. Lëvizje (luftë) patriotike. Edukimi patriotik. Këngë patriotike. Qëndrim patriotik. Shpirt patriotik. Frymë patriotike.
✱Sin.: atdhetar, atdhedashës, mëmëdhetar.
PATRIÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të …
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRIÓT,~E mb. Atdhetar. Burrë patriot. Grua patriote. Familje patriote. Qëndrim patriot. Veprimtari patriote.✱Sin.: atdhetar, atdhedashës, mëmëdhetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRIÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ajo që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të populli…
Shfaq përkufizimin e plotë →PATRIOTÍZ/ËM,~MI m. Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e lartë e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë