Fjalori
PATRIOT

PATRIÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të vet; atdhetar. Patriot i vërtetë (i ndershëm, i shquar, i flaktë). Gjaku i patriotëve. Lufta (përpjekjet) e patriotëve.
2. bised. Ai që ka të njëjtin atdhe me një tjetër; ai që është nga e njëjta krahinë me një tjetër ose me të tjerë; bashkatdhetar. Patriotët tanë jashtë atdheut. Është një patrioti im.
Sin.: atdhetar, bashkatdhetar, atdhedashës, mëmëdhetar.


Rezultate të ngjashme

PATRIÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ajo që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të populli…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATRIOTÍK,~E mb. Që lidhet me patriotizmin; që përshkohet nga patriotizmi, që shpreh patriotizëm, që bëhet me patriotizëm; që është karakteristik për patriotin; atdhedashës, atdhet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATRIOTÍZ/ËM,~MI m. Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t’u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e lartë e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.