Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PATREGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të tregohet a të shprehet me fjalë, i jashtëzakonshëm, i papërshkrueshëm. Gëzim (hidhërim) i patregueshëm. Guximi patregueshëm. Lumturi (brengë) e patregueshme. Fatkeqësi e patregueshme. Mundime të patregueshme.
✱Sin.: i papërshkrueshëm, i jashtëzakonshëm, i pakallëzueshëm, i parrëfyeshëm, i rrallë
PATREGTÚAR (i, e) mb. Që nuk është tregtuar; kund. i tregtuar. Shumë prodhime bujqësore kishin mbetur të patregtuara. Sektori i mallrave të patregtuara. Gështenja (mollë, mandarina…
Shfaq përkufizimin e plotë →PATREGTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i tregtueshëm, që nuk mund të tregtohet; kund. i tregtueshëm. Prodhim i patregtueshëm. Mallra të patregtueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATREGÚAR (i, e) mb. Që nuk është treguar. Shkrimtari i rrëfen lexuesit të tij, botën, botën e ndaluar, botën e patreguar. Histori (ngjarje, ndodhi) e patreguar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PATREGÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i patregueshëm; vetia e diçkaje që është e patregueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë