Fjalori
PATË

PÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Anser) Shpend më i madh se rosa, me qafëgjatë, me sqepmadh, të rrafshët e të verdhë, me këmbëtrajtëpëllëmbës, që mbahet si shpend shtëpiak ose që rron si shpend i egërvende me ujë. Patë vendi (e murrme). Tufë patash. Mish (vezë) pate. Mban (rrit) pata. Është (ecën) si patë është i ngjallur e mezi lëviz a mezi ecën, ecën duke u tundur sa andej këtej.

2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa llojekëtij shpendi: Pata e arave (lat. Anser fabalis L.) patë e egër me pendët e kurrizit dhe krahëvengjyrë kafeerrët e me vijaçelëta, me sqep të zi në rrëzë e të kuqmajë. Pata ballëbardhë pata e bardhë, ballëbardha. Pata e bardhë (lat. Anser albifrons) patë e egër me pendëbardha, që në dimër shtegton në visengrohta. Pata belbacuke patë e arave, pata belbë. Pata belbë pata e arave. Patë e detit patë e egër e ujëravekripura e të ëmbla me krahët dhe shpinën me puplazeza dhe barkunbardhë, me sqepgjatë e të përkulur, që jetonkoloni nëpër brigje e drurëlartë e që gjuan peshk deri në 45 m thellësi. Pata e dëborës (lat. Somateria mollissima) rosa e DetitVeriut. Pata e egër (lat. Anser anser L.) patë me pendëhirta, me këmbëkuqe. Pata e egër e zezë (lat. Branta bernicla). Pata gushëkuqe (lat. Branta ruficollis, Anser ruficollis) patë siberiane, me trupin kryesisht bardhë e zi e me gjoksin ngjyrëgështenjë; pata e vogël laramane. Pata këmbëkuqe pata e vogël. Pata kineze (lat. Anser cygnoides). Pata kokëkuqërremë (lat. Chloephaga rubidiceps). Pata krahëkaltër (lat. Cyanochen cyanopterus). Pata krahëshpor (lat. Plectropterus gambensis). Pata kullashe pata e egër. Pata laramane patë gushëkuqe. Pata e leshterikut (lat. Chloephaga hybrid). Pata memece pata e arave. Pata e murrme pata e egër. Pata perandore (lat. Anser canagicus). Pata e përhime pata e egër. Pata rrethverdhë pata e arave. Pata e tundrës (lat. Branta canadensis leucoparera). Pata e vogël (lat. Anser erythropus) patë me gjokskuq, me krahë e bark të zi dhe shiritabardhë rreth qafës, sqepit, syve e deri afër bishtit; pata ballëbardhë, pata këmbëkuqe.

E hëngri *qafën e patës (dikush) përçm. *Pula e botës i duket patë (më e majme) (dikujt). *Pula e huaj i bëhet patë (dikujt) iron. *Patëgjetkëz njeri me të gjithamirat, duke u ushqyer mirë; pulëgrurë (në thekër, në mulli).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PA
PA

PA,~JA f. sh. ~, ~TË mat. Shenja e zbritjes (-); minus; kund. edhe. Vëri panë!

PA

PA ndajf. Pastaj. Mat, pa pri! Mendohu mirë, pa fol!
Sin.: pastaj, mandej.

PA

PA parafj. Përdoret me një emër, me një përemër ose me një numërorrasën kallëzore për të treguar: 1. Mungesën e dikujt a të diçkaje në një kohë a vendcaktuar ose gjatë një veprimi ose mungesën e një gjymtyre a pjese te dikush a te diçka etj. Shtëpi pa ballkon. Arrë pa bukë. Gjellë pa mish. Ditë pa diell. Natë pa hënë. Dimër pa borë. Humbi pa gjurmë. Jetonin pa fëmijët. Nuk rrinte dot pa të. Armëmbajtje pa leje. Fëmija pa nënë si nata pa hënë. (fj. u.).
2. Mungesën e një pjese ndaj një njësieplotëpeshës, të gjatësisë a të kohës (me fjalëtregojnë sasi, masë, kohë). Tetë pa dy (minuta). Dhjetë pa pak. Një metër pa katër centimetra. Peshon pesë kile pa dyqind gramë.
3. Mungesën e një vetiebrendshme a të një tipari thelbësor e të përhershëm. Gjellë pa shije. Njeri pa cene (pa fjalë). Njeri pa cipë (pa turp, pa nder, pa vlerë, pa brumë). Fëmijë pa vullnet. Vajzë pa djallëzi.
4. Mungesën a mohimin e një veprimi a një gjendjejecaktuar ose të një mënyre veprimi, të një rrethane etj. gjatë kryerjes së një pune, gjatë shfaqjes së një dukurie etj. Doli pa humbje. U dorëzua pa kushte. Punonte pa kujdes (pa mendkokë). Flet pa pushim. Mbeti pa gojë. E bëri pa dashje. E bëri pa bujë. E la pa frymë. Na la pa mend. E kish pa të keq. Shaka pa lezet (pa kripë). Çështje pa rëndësi. Fjalë pa vend.
5. Mungesën e cakut a të kufijvehapësirë, në kohë ose në sasi etj. Erdhi pa vonesë. Kishte pa numër. Shpenzon pa hesap. Ha (flet, shëtit, vjen) pa kohë. Erdhëngjithë pa përjashtim.
6. Heqjen, përjashtimin, veçimin e diçkaje a të dikujt (në kuptiminduke mos e llogaritur, duke e hequr a zbritur, duke e përjashtuar, veç, përveç”). Peshon 10 kilogram pa ambalazhin.
7. Përdoret me një emërpërsëritur për të ndërtuar togjeqëndrueshmeshënojnë një mënyrë veprimi ose një rrethane, e cila zakonisht nuk është e përshtatshme a e dëshirueshme. Flet (ndërhyn) vend e pa vend. Vjen kohë pa kohë. Udhëtuan rrugë pa rrugë.

PA

PA lidh., bised. 1. Prandaj. Ka ndodhur, pa e rrëfejnë. Kishte rrugëgjatë, pa u ngrit herët.
2. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditura kundërshtore me kuptiminpërndryshe, në rastkundërt”. Nuk e dinte, pa s’do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë. Nuk e vuri re, pa do t’i kishte folur.
3. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditura kundërshtore me ngjyrime shtesore. Fliste me zë të lartë, pa se shqetësonte fqinjët nuk donte t’ia dinte. Ç’t’i bënte atij, pa për të tjerë nuk pyeste fare.
4. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditura me ngjyrime shtesorekuptimin “sa për..., përsa i përket...”. Shkoke punë, pa ta mbaj unë djalin. Qoftë kryet shëndoshë, pa kësula gjen sa të duash. (fj. u.).
5. Përdoretperiudha me fjalibashkërenditurashprehin marrëdhënie qëllimore; që, për të... Duhejlanin dy napolonamuaj, pa të shpëtonin shtëpinë.
6. Përdoret me ngarkesëveçantë modale, kur numërojmë disa veprimendjekin njëri-tjetrin. Velenxat kanë shumë punë - pa duhet larë leshi, pa duhet krehur, pa duhet punuaravlëmend, pa duhet dërstilur etj.
7. si kallëzues., mat. Heqim, zbresim, minus (kur zbresim një numër nga një tjetër). Tetë pa tre.
Sin.: prandaj, që, se, minus.

PA

PA pj. 1. Përdoret përpara një foljeje ose një fjale tjetër me funksion kallëzuesor për të zbutur urdhrin, kërkesën etj. që shprehet prej saj. Pa na i thuaj! Pa mendoni pak! Pa të bëjmë pak hesap! Pa eja këtu! Pa hë, de!
2. Përdoret me një pjesore për të ndërtuar formën e pashtjelluar mohore. S’la gurë pa lëvizur. S’la gjë pa bërë. Qëndroi një kohëgjatë pa folur. U nis pa zbardhur dita. Liria s’fitohet pa derdhur gjak.
3. Përdoret kur duam ta bëjmë më të gjallë, më të ngrohtë etj. bisedën ose kur flasim për diçkavjen a që ndodh pas diçkaje tjetër, si edhe kur zë fill ligjërimi, tregimi etj. Pa nisi kënga, valle merr rinia. Pa erdhi dimri. Pa u hap fjala anë e mbanë. Pa, kur filloipunonte, ç’të shihje. Pa, do ti, edhe këtu e tregoi veten.
4. Përdoret kryesishtfjali pyetëse për të theksuar ndjenjën e folësit ose qëndrimin e tij ndaj asajthotë, për të rritur fuqinë shprehëseligjërimit etj.; se. Mirëpo kush besonte pa? E për kë foli pa! Çfarë stuhie pa!
5. Përdoretfundfjalisë kur e ndërpresim ligjërimin me qëllim që të lihet e nënkuptuar diçka që do të ndodhte, do të bëhej, do të ndërmerrej etj. si kundërveprim. S’e pashë, pa nuk do ta lijanisej. S’e mori vesh, pa do të ishte përgjigjur.

PA

PA pasth. 1. Përdoret për të shprehur habi ose keqardhje kur na ndodh diçka e papritur a që nuk e dëshironim. Pa, ç’harrova! Pa, ç’e humbashkretën!
2. Përdoret edhe e përsëritur për të përforcuar shprehjen e admirimit për dikë a për diçka. Pa, sa e bukur! Pa-pa, sa fort shkëlqen! Pa, sa mirë e flet anglishten!
3. Përdoret, zakonisht e përsëritur, për të theksuar shprehjen e pakënaqësisë, të përçmimit, të neverisë etj. për dikë a për diçka. Pa-pa-pa, sa nevrik është! Pa-pa, sa ftohtë bën!


Rezultate të ngjashme

PATËDÝTË (i, e) mb. I pashoq. Leonardo da Vinçi ishte i patëdytë në madhështinë e tij, në qasjen e ngulmët për të rrokur përmasat e gjithëdijes e dritëshkëlqimit (pub.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËKÉQ (i), ~E (e) mb. Që nuk bën asgjë me qëllim të keq, që sillet ndaj të tjerëve me çiltëri e pa prapamendime; i padjallëzuar, i pasherr. Njeri i patë keq. Shtirej i patëkeq.S…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËLÍGË (i, e) mb. Që nuk e ka me të ligë a me të keqe; i patëkeqe. Fjalë (këshillë) e patëligë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËMÉTË (i, e) mb. Që nuk ka ndonjë të metë a cen; që s’ka të sharë. Njeri i patëmetë. Punë e patëmetë.Sin.: i pandonjëtëmetë, i pacen, i pasharë, i përkryer, i përsosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËMTH (i, e) mb., fig. Që nuk nevrikoset lehtë; i panevrikosshëm; që nuk ka ujë në sy. Ishte njeri i patëmth.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËNZÓNË (i, e) mb. I patënzot.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËNZÓT (i, e) mb. 1. I paperëndi, ateist. 2. fig. I pamëshirshëm, gjakatar. Njeri i patënzot.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËRMÁL (i, e) mb., bised. Që s’ngre kokë, që s’bëhet mirë ndonjëherë (për njerëzit); i shumëvuajtur.Sin.: i shumëvuajtur, shëndetlig, i sëmurë, lëngatëmadh, kokëpangritur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËRSHÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist., usht. Heshtar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PATËSHÁRË (i, e) mb. Që nuk ka të sharë; që është i mirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.