Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASTÁJ ndajf. 1. Më vonë, pas pak kohe, më prapa, pas kësaj; në kohën që vjen më pas, në vijim. Ta them pastaj. E la për pastaj. E ke ti radhën pastaj. Pastaj u ul dhe ndezi një cigare. Pastaj hidroplani u ul në ujë. Heshti pak, pastaj bëri disa pyetje.
2. Më pas në radhë, më prapa (në hapësirë). Ishin dy shtëpi, pastaj një fushë e vogël. Vinte një kthesë, pastaj rruga zgjerohej.
3. Më poshtë, më tej (përdoret për të treguar se ai që flet kalon në një mendim tjetër të lidhur me të parin). Pastaj ai foli për sukseset e arritura.
4. Veç kësaj, përveç të tjerave. Pastaj është edhe i vjetër. Pastaj isha edhe i lodhur. Pastaj të ma kishe thënë më parë.
5. Ndryshe, përndryshe (kur duam të kërcënojmë dikë). Nisu sa më parë, se pastaj do ta pësosh keq.
✱Sin.: mandej, pasandaj, mbasandaj, ani, pa, pra, prapa, ndryshe, përndryshe, tutje.
PASTÁJM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që vjen më pas; që ndodh pas diçkaje, që vijon. Ditët e pastajme. Brezat e pastajmë. Vitet e pastajme. 2. I sprasëm, i fundit.✱Sin.: i paskajshëm, i më…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASTÁJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I mëpastajmë; i mëvonshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASTÁJTHI ndajf. Pastaj, më pas; më vonë; pak më vonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë