Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAS/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ndjek dikë a diçka që ecën para meje, i shkoj prapa pa iu ndarë; ndjek. Pasoi shokët. Skuadra pasonte udhërrëfyesin. I dyti pasoi të parin. Të tjerët pasojnë më vonë.
2. jokal., vet. v. III Bëhet a ndodh menjëherë pas diçkaje, vjen fill pas diçkaje tjetër; vjen pas, vijon. Pasoi një heshtje. Ditët që pasuan. Rregullat që pasojnë.
3. kal. E bëj diçka menjëherë e si një tjetër a si të tjerët, ndjek. Këngën e pasuan shokët.
4. fig., kal. Eci në rrugën e dikujt a ndjek shembullin e tij; bëhem përkrahës i dikujt a i diçkaje; e çoj më tej punën e nisur prej dikujt, vijoj po atë rrugë. Pason shembullin e të përparuarve. Pason rrugën e tyre.
✱Sin.: ndjek, shoqëroj, vijoj, ndodh, vjen, kthej, mbaj, përkrah.
PAS/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kaloj diçka dorë më dorë që të arrijë deri te dikush a në një vend të caktuar, i jap dikujt diçka për ta kaluar dorë më dorë në mënyrë që të gjithë ta shohin, ta lexojnë etj. Pasonin tullat (tjegullat, gurët). E pasoi letrën. Lexoje dhe pasojua shokëve.
2. sport. I hedh topin një lojtari tjetër me dorë ose duke e gjuajtur me këmbë (në ndeshjet që luhen me top). E pasoi bukur (keq). Nuk e pasoi mirë. Ia pasoi qendërsulmuesit (mbrojtësit).
✱Sin.: hedh, përcjell, dërgoj.
PASÓJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i sojshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjurmët a ndikimi që lë një veprim ose një gjendje e mëparshme; diçka zakonisht e padëshirueshme a e keqe, që vjen pas një veprimi; rrjedhim. Pasojë e …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PASÓJI.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PASÓJII.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÓNJËS,~E mb. Pasues, ndjekës, ithtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Pjesëtar i familjes së dhëndrit që shoqëron nusen kur shkon për herë të parë në shtëpinë e prindërve të vet pas martesës; ai që shkon me nusen e me …
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÓR/E,~JA f., krahin. Grua që shkon të shohë bijën nuse, në ditët e para pas martesës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka mbarim; që s’ka të sosur; i pafund (në hapësirë); kund. i sosur. Oqean i pasosur. Fushë e pasosur. 2. Që është shumë i madh në sasi a në numër; që n…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASOSURÍ,~A f. Të qenët i pasosur; pafundësi. Pasosuri e pasurisë. Pasosuri e dashurisë (e admirimit, e keqpërdorimit).✱Sin.: pafundësi, pambarimësi, paskajësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÓS/ËM (i), ~ME (e) mb. I pasosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë