Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÁSM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. Që ndodhet në anën prapa diçkaje, në anën përkundrejt anës së përparme a ballit të diçkaje; që gjendet prapa, që është në pjesën e dytë nga fundi i diçkaje a i dikujt, i prapmë; kund. i përparmë. Faqja (ana) e pasme. Këmbët e pasme. Rrotat e pasme. Muri i pasmë. Dhoma e pasme.
2. Që vjen pas një kohe, i mëpastajmë. Brezi i pasmë. Vitet e pasme.
3. I prapambetur nga ana arsimore e kulturore.
✱Sin.: i prapmë, i fundit, i mëvonshëm, i mëpastajmë, i prapambetur.
♦ E vuri në *xhepin e pasmë (diçka).
PASMÁL,~I m. Prapamal. Banorët e pasmalit. Arat (lëndinat) e pasmalit. Ishte mbledhur gjithë pasmali.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMARTÉS/Ë,~A f. Koha pas një martese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMBÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajza e nipit ose e mbesës; stërmbesë. Mbesat e pasmbesat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Mendim për dikë a për diçka pasi njihem me të. Shprehu një pasmendim rreth punimit. Pasmendim i pavlerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMESDÍT/Ë,~A f. Koha që përfshin orët e para pas mesit të ditës. Pasmesditë e nxehtë. Pasmesditë vere.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁSMI (së) ndajf. Në fund, së fundi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMÍRË (i, e) mb. Që nuk ka smirë, i palakmi. Njeri i pasmirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMJÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Ndarëse me thupra e vathës të bagëtive, për të lënë mënjanë qengjat e kecat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMÓRT,~I m. Koha pas mortit a pas vdekjes së dikujt. Dreka e pasmortit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASMÚZG,~U m. Koha menjëherë pas muzgut.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë