Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASKAJÓR/E,~JA f., gjuh. Një nga format e pashtjelluara të foljes, e cila shpreh një veprim a një gjendje në mënyrë të përgjithshme, pa u lidhur me një kohë a vetë të caktuar. Traj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKAJÓRE mb. Që i përket paskajores, që ka të bëjë me paskajore. Mënyra paskajore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKAJSHMÍSHT ndajf. Paskajshmërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKAJSHMËRÍ,~A f. Të qenët i paskajshëm; vetia e diçkaje që është e paskajshme. Mes shurdhërisë e paskajshmërisë. E çoi pazarin e fjalëve e të ideve në paskajshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKÁJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk ka anë e fund, i pafund, i paanë. Shkretëtirë e paskajshme.✱Sin.: i pafund, i paanë, i pacak, i pakufi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKÁJTAS ndajf., krahin. Paskajshmërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKÁJTË (i, e) mb. I paskaj, i pakufi. Pushtet i paskajtë. Letërsia e shekullit XX është një oqean i paskajtë. Në çdo varg ndjehet brishtësia e paskajtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKAJÚAR (i, e) mb. I paskaj; i pakufizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKÁJ/Ë,~A f. Maja e miellit, ënda. Petë me paskajë. I mori paskajën.✱Sin.: majë end (endë), endth, pah, pjalm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASKAJËSÍ,~A f., libr. Paskajshmëri, pakufishmëri. Hapësira e paskajshme të bën ta mendosh veten të parëndësishëm, asgjë në paskajësinë e saj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë