Fjalori
PASI

PASÍ,~A f., etnogr. Parëti, të parë. Shkoi nusjapasi.
Sin.: parëti, të parë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PAS
PAS

PAS,~I m. sh. ~A, ~AT sport. 1. Topi që i kalohet një lojtari tjetërfutboll, në basketboll etj. I dha shokut një pas.
2. Pasim. Pas i gjatë (i shkurtër). Pas i gabuar.

PAS

PAS ndajf. Prapa. Mbeti pas. E la pas. Iu vu (iu qep) pas dikujt e ndoqi, e gjurmoi. Erdhi me dy veta pas. Nuk do njeri pas. E takoi pak më pas. E ka orën pas. E la për më pas. Është shumë pas në krahasim me shokët. Nuk la njeri pas.
Sin.: prapa, mbas, mbrapa, përmbas, përmbrapa.
I bie pas (prapa). 1. (dikujt) shkoj pas dikujt; e ndjek. 2. (dikujt a diçkaje) kujdesem për dikë a për diçka vazhdimisht që të vejërregull e të përmirësohet, të zgjidhet mirë një çështje etj., interesohem, përkujdesem, e ndjek. E lë pas (*prapa). Mbeti pas (*prapa) (dikush). Shikon pas (*prapa) (dikush). I shkon (i vete) pas (*prapa) (dikujt). Vetë *para e vetë pas. Iu vu (iu qep) pas (*prapa) (dikujt).

PAS

PAS parafj. Përdoret me një emër a përemërrasën rrjedhoreshënon: 1. Njeriun, sendin etj., në anën e prapme të të cilit ndodhet dikush ose gjendet a bëhet diçka, prapa; kund. përpara. Pas shtëpisë. Pas meje. Njëra pas tjetrës radhë, të vendosura njëra prapa tjetrës. Fill pas tij. Edhe pas meje, mali do të mbetet mal. (fj. u.).
2. Njeriun, sendin etj. në drejtim me të cilin lëviz dikush a diçka nga prapa, ose të cilin e ndjek dikush a e shoqëron dikush duke ecur prapa tij. Ecte (vraponte) pas tij. I shkonte pas gjurmëve. Pas meje! komandë për ta ndjekur atë që niset në një drejtim.
3. Kohën, ngjarjen, datën etj. që shtrihet si periudhëpërpara se diçka tjetër ose që paraprin diçkamëvonshme. Pas dreke. Pas mbledhjes. Pas mësimit. Pas shfaqjes. Pas mbarimitpunës. Pas një viti. U botuan pas vdekjes. Pas pak kohe pa kaluar shumë kohë.
4. Kohënvijon duke u nisur nga e tanishmja. Do të vijë pas një jave. Do të mbarojë pas një viti.
5. Njeriun, me të cilin është i lidhur a për të cilin bën shumë dikush. I dhënë pas djalit. Bën shumë pas tij.
6. Punën a diçka tjetër që e do shumë dikush. Është i lidhur shumë pas punës. Është i dhënë pas muzikës.
7. Diçka, sipascilës bëhet një punë a një veprim; sipas. Pas këshillës së tij. E hidhte këmbën pas muzikës. Pas zakonitvjetër. Pas porosisë që i dhanë. Pas dëshirës së tij. Pas mendjes sime.
8. bised. Dikë, me anën e të cilit dërgohet diçka a bëhet një punë; nëpërmjet, me. I çova fjalë pas së shoqes.
9. Një kohëvijon me ndërprerje, një veprim i cili përsëritet tepër a e kalon masën. Kohë pas kohe. Herë pas here. Mbledhje pas mbledhjeje. Lëshime pas lëshimesh.
Sin.: mbas, prapa, mbrapa, përmbas, përmbrapa, sipas, nëpërmjet, me.
E hodhi pas (prapa) *krahëve (diçka). E hodhi pas (prapa) *shpinës (diçka). Shkon pas *rrymës (dikush). E ka mendjen (i ka mendtë) pas *shpine (dikush). Ia punoi pas *shpine (dikujt).


Rezultate të ngjashme

PASIGURÍ,~A f. 1. Gjendje e pasigurt ndaj një rreziku a të keqeje; mungesë sigurie; frika që ka dikush nga një rrezik i mundshëm, nga një e papritur etj.; kund. siguri. Pasiguria p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍGURT (i, e) mb. 1. Që ka a përmban një rrezik të mundshëm; që mund të sjellë një të papritur a të keqe tjetër; i tillë ku nuk janë marrë masa mbrojtëse për të shmangur ndonjë f…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍM,~I m. sh. ~E, ~ET sport. 1. Kalimi i diçkaje dorë më dorë që të arrijë deri te dikush a në një vend të caktuar. 2. sport. Hedhja e topit nga një lojtar te një tjetër (në ndes…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. psikol. Ndjenjë e fuqishme, e thellë dhe e qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe që përcakton sjelljen e veprimtarinë e njeriut; afekt i fuqishëm. Pasion…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASIONÁL,~E mb. Që ka të bëjë me pasionin; që shpreh pasion, i pasionit. Historia e një krimi pasional.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍQË lidh. Sepse, pse, se, për shkak se. Marrëveshja është e një rëndësie të veçantë, pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e tekno…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍTUR (i, e) mb. Që nuk i janë hequr me sitë krundet a papastërtitë e tjera (për miellin); që nuk është kaluar nëpër sitë; kund. i situr. Miell i pasitur. Rërë e pasitur. *Miell…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍV,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Pjesë e bilancit ekonomik të një ndërmarrjeje, që përfshin të gjitha shpenzimet dhe detyrimet që ka ajo ndaj ndërmarrjeve të tjera; kund. aktiv. Aktivi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍV,~EI mb. 1. Që nuk vepron, që nuk merr pjesë në një punë a veprimtari; që nuk ndikon me forcë në zhvillimin e ngjarjeve; kund. aktiv. Njeri pasiv. Qëndresë pasive. Rol pasiv. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍV,~EII mb., fin. Që ka më shumë shpenzime se të ardhura; që ka të bëjë me pasivin e bilancit; kund. aktiv. Llogari pasive. Bilanc pasiv bilanc me shpenzime më të mëdha se të ar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.