Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHTRËNGÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i shtrënguar, i liruar, i lirshëm; kund. i shtrënguar. Vidha të pashtrënguara.
2. Që nuk është nën trysninë e diçkaje, që bën diçka lirshëm e pa ngucjen e një tjetri. I tha një për një i pashtrënguar.
✱Sin.: i liruar, i lirshëm, i çlirët.
PASHTRËNGÚARAS ndajf. Pa u shtrënguar, pa u ngutur; kund. shtrënguaras. Atë punë e kryem pashtrënguaras.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET hist. 1. Kullotë brenda kufijve të një bajraku. 2. Taksë a gjobë që paguhej për shfrytëzimin e një kullote të huaj ose të një kullote të ndaluar; ta…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÉF,~I m., hist. Pashtrak.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të shtrihet. 2. fig. Që nuk gjunjëzohet, që nuk shtrihet përdhe; i pagjunjëzueshëm. Popull martir e i pashtrishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÓJË (i, e) mb. 1. Që nuk ka shtrojë, që nuk ka dysheme. Banesë e pashtrojë. 2. Që nuk është shtruar me bar, me kashtë etj. (për një kasolle bagëtish etj.) Kasolle e pashtrojë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është shtruar, me qilim, me tapet a me mbulesa të reja, që nuk është pajisur e zbukuruar me perde etj.; kund. i shtruar. Dhomë e pashtruar. E mbajnë …
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÚESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pashtrueshëm; vetia e diçkaje që është e pashtrueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të shtrohet me dërrasa etj. Dysheme e pashtrueshme. 2. I pashtruar, i pabindur; kund. i shtrueshëm. Njeri i pashtrueshëm. 3. I panënsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRÝDHUR (i, e) mb. Që nuk është i shtrydhur; që nuk është shtrydhur; kund. i shtrydhur. Rroba (gjysmë) të pashtrydhura.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHTRËNGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shtrëngueshëm; që nuk mund të shtrëngohet; kund. i shtrëngueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë