Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHPRONËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i shpronësuar; që nuk është shpronësuar; kund. i shpronësuar. Ndërtesa (troje) të pashpronësuara.
PASHPRÉHJE (i, e) mb. Që nuk shfaq asnjë emocion, që nuk shpreh asgjë (për fytyrën). Me fytyrë të pashprehje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shprehet dot me fjalë; i papërshkrueshëm; kund. i shprehshëm. Ndjenjë (kënaqësi) e pashprehshme.✱Sin.: i pashprehur, i parrëfyeshëm, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është shprehur me gojë ose me shkrim, por që nënkuptohet; që nuk është thënë kund. i shprehur. Mendime të pashprehura. Pyetje (përgjigje, lutje, kër…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pashpresë. Kërkime të pashpresshme nën rrënojat nga tërmeti.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉSSHËM ndajf. Pa shpresë. Gjithçka nxinte pashpresshëm. Argumenti u bë pashpresshëm arbitrar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRESÚAR (i, e) mb. I pashpresueshëm. Pranverë e pashpresuar lirie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉSË (i, e) mb. 1. Që nuk të ngjall a që s’të jep asnjë shpresë, që s’të lë të shpresosh; që nuk ka asnjë mundësi të përfundojë mbarë, që është pa rrugëdalje; që bëhet pa shpr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÍSHUR (i, e) mb. Që nuk është i shprishur, që nuk është i krehur (për pambukun, leshin, lirin etj.); i pakrehur; kund. i shprishur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRUSHÍTUR (i, e) mb. Që nuk është i shprushitur; që nuk është shprushitur; kund. i shprushitur. Zjarr i pashprushitur. Dru (ura zjarri) të pashprushitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÚSHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është shprushur; i pashprushitur; kund. i shprushur. 2. fig. Që nuk është thyer, që nuk është prishur. Heshtje e pashprushur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë