Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHPRÉHJE (i, e) mb. Që nuk shfaq asnjë emocion, që nuk shpreh asgjë (për fytyrën). Me fytyrë të pashprehje.
PASHPRÉHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shprehet dot me fjalë; i papërshkrueshëm; kund. i shprehshëm. Ndjenjë (kënaqësi) e pashprehshme.✱Sin.: i pashprehur, i parrëfyeshëm, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është shprehur me gojë ose me shkrim, por që nënkuptohet; që nuk është thënë kund. i shprehur. Mendime të pashprehura. Pyetje (përgjigje, lutje, kër…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pashpresë. Kërkime të pashpresshme nën rrënojat nga tërmeti.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉSSHËM ndajf. Pa shpresë. Gjithçka nxinte pashpresshëm. Argumenti u bë pashpresshëm arbitrar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRESÚAR (i, e) mb. I pashpresueshëm. Pranverë e pashpresuar lirie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÉSË (i, e) mb. 1. Që nuk të ngjall a që s’të jep asnjë shpresë, që s’të lë të shpresosh; që nuk ka asnjë mundësi të përfundojë mbarë, që është pa rrugëdalje; që bëhet pa shpr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÍSHUR (i, e) mb. Që nuk është i shprishur, që nuk është i krehur (për pambukun, leshin, lirin etj.); i pakrehur; kund. i shprishur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRONËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i shpronësuar; që nuk është shpronësuar; kund. i shpronësuar. Ndërtesa (troje) të pashpronësuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRUSHÍTUR (i, e) mb. Që nuk është i shprushitur; që nuk është shprushitur; kund. i shprushitur. Zjarr i pashprushitur. Dru (ura zjarri) të pashprushitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPRÚSHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është shprushur; i pashprushitur; kund. i shprushur. 2. fig. Që nuk është thyer, që nuk është prishur. Heshtje e pashprushur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë