Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHPJEGÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i shpjeguar; që nuk është shpjeguar; kund. i shpjeguar. Paraqitje e imët, por e pashpjeguar.
2. I pashpjegueshëm. Trend (fenomen) i pashpjeguar.
PASHPJEGÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pashpjegueshëm; vetia e diçkaje që është e pashpjegueshme; kund. shpjegueshmëri. Pashpjegueshmëri mistike. Pashpjegueshmëri e humbjes në peshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPJEGÚESHËM ndajf. Në mënyrë të pashpjegueshme. Reagoi pashpjegueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPJEGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund t’i gjendet shkaku, arsyeja a shpjegimi, që nuk dihet nga vjen a si ndodh, që nuk mund të shpjegohet; kund. i shpjegueshëm. Gëzim (hidh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë