Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHPÁLLUR (i, e) mb. Që nuk është shpallur botërisht a zyrtarisht; që bëhet pa zhurmë a që pranohet në mënyrë të heshtur; kund. i shpallur. Luftë e pashpallur. Garë ë pashpallur. Sundimtar i pashpallur.
✱Sin.: i padeklaruar, i heshtur, i pashprehur.
PASHPAGÚAR (i, e) mb. Që nuk është shpaguar; kund. i shpaguar. Krim i pashpaguar. Çamëria nuk gjen as prehje, as paqe për gjakun e pashpaguar dhe jetët e shuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPAGÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i shpagueshëm; që nuk ka të shpaguar, që nuk mund të shpaguhet; kund. i shpagueshëm. Nder i pashpagueshëm. Mbështetje e pashpagueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë