Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHPËRTHÝER (i, e) mb. Që nuk është i shpërthyer; që nuk ka shpërthyer; kund. i shpërthyer. Sytha të pashpërthyer. Predha (municione) të pashpërthyera.
PASHPËRBLÝER (i, e) mb. 1. Që nuk është shpërblyer për punën; që është bërë pa shpërblim; kund. i shpërblyer. Punë e pashpërblyer. 2. fig. Që ka shkuar kot; që nuk është shpërblyer…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRBË́RË (i, e) mb. Që nuk është i shpërbërë; i paprishur, i padekompozuar, i patretur; kund. i shpërbërë.✱Sin.: i paprishur, i padekompozuar, i patretur, i pazbërthyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRBË́SH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të shpërbëhet; i pazbërthyeshëm; kund. i shpërbëshëm. Komponent i pashpërbëshëm. Klasifikim i pashpërbëshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRDHÍTË (i, e) mb. I ngathët, jo i shkathët; kund. i shpërdhitë. U tregua i pashpërdhitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRFÍLLUR (i, e) mb. Që nuk është i shpërfillur; që nuk është shpërfillur; kund. i shpërfillur. Nuk ishin të pashpërfillur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRNGÚLUR (i, e) mb. Që nuk është i shpërngulur; që nuk është shpërngulur; kund. i shpërngulur. Banorë të pashpërngulur. Popullsi e pashpërngulur. Fshatra të pashpërngulura.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRPÚSHUR (i, e) mb. Që nuk është i shpërpushur; që nuk është shpërpushur; kund. i shprushur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËRTHÉKUR (i, e) mb. Që nuk është i shpërthekur, që nuk është shpërthekur; i pashkopsitur; kund. i shpërthekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËTÍM (i, e) mb. Që nuk ka shpëtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHPËTÍMTË (i, e) mb. Që është pa shpëtim, që nuk ka shpëtim. Ndarje e pashpëtimtë. Gjendje e pashpëtimtë. Shpirtra të pashpëtimtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë