Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASHKATËRRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk mund të shkatërrohet: i paasgjësueshëm, i parrënueshëm; kund. i shkatërrueshëm.
✱Sin.: i paasgjësueshëm, i parrënueshëm.
PASHKÁK (i, e) mb. Që nuk ka asnjë shkak a arsye pse të ndodhë ose përse të bëhet; që vjen pa ndonjë shkak të dukshëm a të rëndësishëm. Gëzim (zemërim) i pashkak.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHKÁLUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i shkalur; që nuk është shkalur; i parrahur (për shajakun etj.); kund. i shkalur. 2. fig. I paharruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHKATHTËSÍ,~A f., libr. Të qenët i pashkathët; vetia e diçkaje që është e pashkathët; kund. shkathtësi. Pashkathtësia dhe pamundësia për ta shpjeguar qartë e saktë. Politika po s…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHKÁTHËT (i, e) mb. Që nuk është i shkathët; i ngathët; kund. i shkathët. Njeri i pashkathët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHKATËRRÚAR (i, e) mb. Që nuk është i shkatërruar; i parrënuar, i parrëzuar; kund. i shkatërruar. Objekt i pashkatërruar.✱Sin.: i paprishur, i parrënuar, i parrëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASHKATËRRÚESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pashkatërrueshëm; vetia e diçkaje që është e pashkatërrueshme; kund. shkatërrueshmëri. Pashkatërrueshmëri dhe pavdekësi (fet.). Trupi i s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë