Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASÁRDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vijon punën e dikujt në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore; ajo që ndjek rrugën a traditat e dikujt në një fushë, vazhdues a pasues i dikujt; kund. paraardhëse.
2. Ajo që zë vendin e një tjetri në një punë, në një detyrë etj.
3. Fëmija, e bija; trashëgimtarja. La tri pasardhëse. Nuk la pasardhëse.
✱Sin.: bijë, mbesë, stërmbesë, pinjolle, fëmijë, vazhduese, vijuese, pasuese, trashëgimtare, zëvendëse.
PASÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. zakon. sh. Njerëzit e një gjaku që kanë lindur prej brezave të mëparshëm a prej të parëve të përbashkët, nipërit e stërnipërit; brezat e mëvonshëm që jetojnë në vendin e të mëparshmëve; kund. paraardhësit. Pasardhësit tanë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.
2. Ai që vijon punën e dikujt në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore; ai që ndjek rrugën a traditat e dikujt në një fushë, vazhdues a pasues i dikujt; kund. paraardhës. Pasardhësit e rilindësve.
3. Ai që zë vendin e një tjetri në një punë, në një detyrë etj.
4. Fëmija, i biri; trashëgimtari. La dy pasardhës. Nuk la pasardhës.
✱Sin.: bir, nip, stërnip, pinjoll, stërpik, zog, zbritës, fëmijë, vazhdues, vijues, pasues, trashëgimtar, zëvendës.
PASÁRDHËS,~E mb. 1. Që vjen menjëherë pas një tjetri në kohë ose në radhë, që ndjek një tjetër, i mëpasshëm, pasues; kund. paraardhës. Muaji (viti) pasardhës. Ndërresa pasardhëse.
2. bujq. Që mbillet menjëherë pas një bime tjetër; kund. paraardhës. Bimë pasardhëse.
✱Sin.: i mëpasshëm, pasues, vazhdues, vijues.
PASÁRDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Ajo që vjen pas diçkaje, pasojë, vazhdimësi. Pretendon pasardhjen farefisnore. Pasardhje vertikale (lineare).
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. zakon. sh. Njerëzit e një gjaku që kanë lindur prej brezave të mëparshëm a prej të parëve të përbashkët, nipërit e stërnipërit; brezat e mëvonshëm që …
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÁRDHËS,~E mb. 1. Që vjen menjëherë pas një tjetri në kohë ose në radhë, që ndjek një tjetër, i mëpasshëm, pasues; kund. paraardhës. Muaji (viti) pasardhës. Ndërresa pasardhëse. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PASARDHËSÍ,~A f. Të qenët pasardhës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë