Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASAPÓRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Letërnjoftim i posaçëm, me të cilin pajiset ai që udhëton jashtë shtetit. Pasaportë diplomatike (dipl.). Pasaportë shërbimi. Nxjerr pasaportën. Pasaportë biometrike.
2. bised., vjet. Letërnjoftim. Paraqiti pasaportën.
3. Dokument, me të cilin pajiset një makinë, një aparat etj., ku përshkruhen karakteristikat teknike, jepen udhëzime për përdorimin, për mirëmbajtjen etj. Pasaporta e makinës. Shoqërohet me pasaportë.
►PASAPORTIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëj regjistrimin në dokumentet e posaçme zyrtare për të banuar në një qytet a në një fshat. 2. pës. e PASAPORTIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASAPORTIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Regjistroj dikë në dokumentet e posaçme zyrtare të banorëve të një qyteti a fshati dhe e shënoj këtë në letërnjoftimin e tij. E pasaportizoi …
Shfaq përkufizimin e plotë →PASAPORTIZÚAR (i, e) mb. Që është pasaportizuar. Familje të pasaportizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASAPORTZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pasaportizoj dikë a diçka ose kur pasaportizohem. Pasaportizimi i makinës. Bëri pasaportizimin. 2. E drejta që ka dikush për të banuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë