Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PASAKTËSÍSHT ndajf. Jo me saktësi, gabim; kund. saktësisht. Raportoi pasaktësisht. E orientoi pasaktësisht.✱Sin.: gabim, gabimisht, shtrembër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASÁKTË (i, e) mb. 1. Që nuk është matur, njehsuar a vlerësuar me përpikëri, që ka të meta, që nuk është bërë me përpikëri; që nuk e jep diçka me saktësi, jo i përpiktë, i papërpik…
Shfaq përkufizimin e plotë →PASAKTËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është saktësuar ende; që nuk është përcaktuar me përpikëri; i papërcaktuar; kund. i saktësuar. Datë e pasaktësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PASAKTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i saktësueshëm; që nuk mund të saktësohet; kund. i saktësueshëm. E kaloi një ndjenjë e pasaktësueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë