Fjalori
PAS

PAS,~I m. sh. ~A, ~AT sport. 1. Topi që i kalohet një lojtari tjetërfutboll, në basketboll etj. I dha shokut një pas.
2. Pasim. Pas i gjatë (i shkurtër). Pas i gabuar.

PAS

PAS ndajf. Prapa. Mbeti pas. E la pas. Iu vu (iu qep) pas dikujt e ndoqi, e gjurmoi. Erdhi me dy veta pas. Nuk do njeri pas. E takoi pak më pas. E ka orën pas. E la për më pas. Është shumë pas në krahasim me shokët. Nuk la njeri pas.
Sin.: prapa, mbas, mbrapa, përmbas, përmbrapa.
I bie pas (prapa). 1. (dikujt) shkoj pas dikujt; e ndjek. 2. (dikujt a diçkaje) kujdesem për dikë a për diçka vazhdimisht që të vejërregull e të përmirësohet, të zgjidhet mirë një çështje etj., interesohem, përkujdesem, e ndjek. E lë pas (*prapa). Mbeti pas (*prapa) (dikush). Shikon pas (*prapa) (dikush). I shkon (i vete) pas (*prapa) (dikujt). Vetë *para e vetë pas. Iu vu (iu qep) pas (*prapa) (dikujt).

PAS

PAS parafj. Përdoret me një emër a përemërrasën rrjedhoreshënon: 1. Njeriun, sendin etj., në anën e prapme të të cilit ndodhet dikush ose gjendet a bëhet diçka, prapa; kund. përpara. Pas shtëpisë. Pas meje. Njëra pas tjetrës radhë, të vendosura njëra prapa tjetrës. Fill pas tij. Edhe pas meje, mali do të mbetet mal. (fj. u.).
2. Njeriun, sendin etj. në drejtim me të cilin lëviz dikush a diçka nga prapa, ose të cilin e ndjek dikush a e shoqëron dikush duke ecur prapa tij. Ecte (vraponte) pas tij. I shkonte pas gjurmëve. Pas meje! komandë për ta ndjekur atë që niset në një drejtim.
3. Kohën, ngjarjen, datën etj. që shtrihet si periudhëpërpara se diçka tjetër ose që paraprin diçkamëvonshme. Pas dreke. Pas mbledhjes. Pas mësimit. Pas shfaqjes. Pas mbarimitpunës. Pas një viti. U botuan pas vdekjes. Pas pak kohe pa kaluar shumë kohë.
4. Kohënvijon duke u nisur nga e tanishmja. Do të vijë pas një jave. Do të mbarojë pas një viti.
5. Njeriun, me të cilin është i lidhur a për të cilin bën shumë dikush. I dhënë pas djalit. Bën shumë pas tij.
6. Punën a diçka tjetër që e do shumë dikush. Është i lidhur shumë pas punës. Është i dhënë pas muzikës.
7. Diçka, sipascilës bëhet një punë a një veprim; sipas. Pas këshillës së tij. E hidhte këmbën pas muzikës. Pas zakonitvjetër. Pas porosisë që i dhanë. Pas dëshirës së tij. Pas mendjes sime.
8. bised. Dikë, me anën e të cilit dërgohet diçka a bëhet një punë; nëpërmjet, me. I çova fjalë pas së shoqes.
9. Një kohëvijon me ndërprerje, një veprim i cili përsëritet tepër a e kalon masën. Kohë pas kohe. Herë pas here. Mbledhje pas mbledhjeje. Lëshime pas lëshimesh.
Sin.: mbas, prapa, mbrapa, përmbas, përmbrapa, sipas, nëpërmjet, me.
E hodhi pas (prapa) *krahëve (diçka). E hodhi pas (prapa) *shpinës (diçka). Shkon pas *rrymës (dikush). E ka mendjen (i ka mendtë) pas *shpine (dikush). Ia punoi pas *shpine (dikujt).


Rezultate të ngjashme

PASH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Largësia ndërmjet dy duarve me krahë të shtrirë anash plotësisht.2. Masë gjatësie e barabartë me këtë largësi (rreth një metër e gjysmë). Gjysmë pashi. E …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASH mb., sport. Që bëhet gjatë notimit duke shtrirë përpara herë njërin krah e herë tjetrin e duke lëvizur këmbët. Not pash.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASH/Á,~ÁI m. sh. ~ALLÁRË, ~ALLÁRËT [PÁSH/Ë,~A m. sh. PASHALLÁRË, PASHALLÁRËT] hist. 1. Titull që u jepej funksionarëve të lartë civilë e ushtarakë në perandorinë osmane. Pashallar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASHÍ,~A f. Bukuri, hijeshi trupore. Shquhej për pashi e urtësi.Sin.: hijeshi, bukuri, pah, paraqitje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍ,~A f., etnogr. Parëti, të parë. Shkoi nusja në pasi.Sin.: parëti, të parë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍ lidh. 1. Përdoret në një fjali të varur kohore, veprimi i së cilës kryhet përpara veprimit të shprehur nga fjalia kryesore; kur, si. Pasi mbaroi studimet, filloi menjëherë pun…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍM,~I m. sh. ~E, ~ET sport. 1. Kalimi i diçkaje dorë më dorë që të arrijë deri te dikush a në një vend të caktuar. 2. sport. Hedhja e topit nga një lojtar te një tjetër (në ndes…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÍV,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Pjesë e bilancit ekonomik të një ndërmarrjeje, që përfshin të gjitha shpenzimet dhe detyrimet që ka ajo ndaj ndërmarrjeve të tjera; kund. aktiv. Aktivi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PASÝ (i, e) mb. 1. Që nuk ka sy; qorr, i verbër.2. fig. Që nuk sheh ose nuk kupton se ç’bëhet përreth; që nuk kupton një të vërtetë që duket sheshit; që ka humbur arsyen e gjykimin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁS/Ë,~A f., vjet. Kamje, pasuri. Pasa nuk asht gjithçka. (fj. u.). Pasa e skamja janë motra. (fj. u.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.