Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARVJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka ngjarë a që ka qenë parvjet; i njëvitshëm. Dimri i parvjetshëm. Bora e parvjetshme. Shirat e parvjetshëm. Të korrat e parvjetshme. Ngjarja (ndodhia) e parvjetshme.
2. Që ka mbetur që parvjet. Drithë (vaj) i parvjetshëm. Verë (raki) e parvjetshme.
✱Sin.: i parvjetmë, i njëvitshëm, i njëvitmë, i tërvitshëm.
PARVJÉT ndajf. Dy vjet më parë, para dy vjetësh; tërvit, njëviti. E mbaroi parvjet shkollën. Nuk e kam parë që parvjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARVJÉTM/Ë (i), ~E (e) mb. I parvjetshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë