Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARTNÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ajo që merr pjesë së bashku me një tjetër a me të tjerë në një lojë, në një ndeshje, në një shfaqje në skenë a në një veprimtari tjetër të tillë. Partnere e shkathët.
2. Ajo që bën së bashku me një tjetër a me të tjerë një punë, një marrëveshje, një bisedë etj. Ka marrëdhënie tregtie me shumë partnere.
3. Bashkëshorte. E vlerëson shumë partneren.
4. Bashkëjetuese me një tjetër.
5. Ajo që krijon një lidhje intime me një tjetër, e dashur; ajo që kryen marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Krye marrëdhënie me disa partnere.
PARTNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që merr pjesë së bashku me një tjetër a me të tjerë në një lojë, në një ndeshje, në një shfaqje në skenë a në një veprimtari tjetër të tillë. Partner i mirë. Partner në shah.
2. Ai që bën së bashku me një tjetër a me të tjerë një punë, një marrëveshje, një bisedë etj. Partner i fuqishëm. Ka hyrë në marrëdhënie me partnerë të shumtë. Shoqata “Partnerë për fëmijët”.
3. Bashkëshort. I qëndron besnike partnerit. E prishi lidhjen me partnerin.
4. Bashkëjetues me një tjetër.
5. Ai që krijon një lidhje intime me një tjetër, i dashur; ai që kryen marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Krye marrëdhënie me disa partnerë.
PARTNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që merr pjesë së bashku me një tjetër a me të tjerë në një lojë, në një ndeshje, në një shfaqje në skenë a në një veprimtari tjetër të tillë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARTNÉR,~E mb. Që bën së bashku me një tjetër a me të tjerë një punë, një marrëveshje, një bisedë etj. Vend partner. Biznese partnere. Organizatë partnere. Bashkitë partnere.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARTNERITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Të qenët partner. Partneritet frytdhënës (funksional).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë