Fjalori
PARTI

PARTÍ,~AI f. sh. ~, ~TË 1. Organizatë njerëzish me bindje të caktuara politike, që garon në zgjedhje për të fituar vende në qeverinë lokale ose kombëtare. Parti politike. Parti demokratike. Parti demokristiane. Parti socialiste. Parti konservatore. Parti laburiste. Parti liberale. Parti republikane. Parti socialdemokrate. Parti e gjelbër. Parti e qendrës. Parti e qendrësdjathtë. Parti e qendrësmajtë. Parti e së djathtës. Parti e së majtës. Parti fashiste. Parti komuniste. Parti naziste. Parti nacionaliste. Parti nacional-socialiste. Parti marksiste-leniniste. Parti e së djathtës ekstreme. Parti e së majtës ekstreme. Parti popullore. Parti reformatore. Parti neofashiste. Parti neonaziste. Kongresi i partisë.

2. vjet. Grup njerëzish që i bashkon përkohësisht një qëllim i caktuar; palë; secili nga grupetmarrin pjesë në një lojë. U ndanë dy partish. Partia e parë mundi të dytën.

Sin.: palë, taraf, grup.


Rezultate të ngjashme

PARTIÁK,~E mb. Që mbron pikëpamjet, interesat etj. e partisë së vet. Qëndrim (financim, interes) partiak. Zgjidhje partiake. Deputet (militant) partiak. Tubim partiak. Delegacion p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTIÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është partiak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i njërit nga fiset ilire që banonte në brigjet e lumit të Matit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTÍN,~E mb. Që lidhet me partinët, i partinëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET hist. Pjesëtare e njërit nga fiset ilire që banonte në brigjet e lumit të Matit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Kornizë për të vënë një fotografi, një tablo etj. Partinë katrore (e rrumbullakët). 2. Shuplakë, dackë. Ia ngjeshi një partinë.Sin.: kornizë,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTENÍ,~A f. 1. Këngë e korit të vajzave në Greqinë e Lashtë. 2. Virgjëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT ndërt. Kat përdhes. Parter për parkim (për supermarket). E bëri parterin kafene.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁRTHI ndajf., bised. Pak kohë më parë; qëparë. Iku parthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARTNÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që merr pjesë së bashku me një tjetër a me të tjerë në një lojë, në një ndeshje, në një shfaqje në skenë a në një veprimtari tjetër të tillë. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.