Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARRÁHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është rrahur për t’i nxjerrë gjalpin, për ta përzier etj.; kund. i rrahur. Qumësht i parrahur qumësht që nuk i është hequr gjalpi, i paskremuar. Vezë të parrahura.
2. Që nuk e kanë shkelur shumë njerëz (për një vend a krahinë); që nuk ka lëvizje të madhe (për rrugën); kund. i rrahur. Shtigje të parrahura. Vend i parrahur. Rrugë e parrahur.
3. fig. Që nuk është shqyrtuar ose nuk është trajtuar më parë. Çështje e parrahur.
4. fig. Që nuk ka përvojë, që nuk është regjur nga jeta; kund. i rrahur. I parrahur në jetë. I parrahur me vështirësitë.
✱Sin.: i patundur, i pamazitur, mazatar, i pavrarë, i pacenuar, i paprekur, i pashkelur, i patrajtuar, i papërvojë, i pakalitur, i ri.
♦ *Rrugë (udhë) e parrahur (e pashkelur).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë