Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARODÍK,~E mb. Që ka të bëjë me parodinë, që është karakteristike për parodinë, i parodisë; që është si parodi. Konfuzioni i veprimit dhe situatat absurde e paradoksale i japin rrëfimit natyrë ekscentrike, ironike, parodike, groteske.
PARODÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let. Imitim qesharak a satirik i një vepre letrare, i stilit të saj etj.; vepër letrare satirike që imiton në mënyrë qesharake a satirike një vepër letra…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. let. Ai që shkruan parodi. Autor parodish. 2. teatr. Interpretues parodish. Parodistët e Vlorës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. let. Ajo që shkruan parodi. Autore parodish. 2. teatr. Interpretuese parodish.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parodizoj. 2. Vepër a pjesë që është parodizuar. Parodizimi i ideve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARODIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PARODIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. let. Imitoj një vepër letrare, stilin e saj etj. në mënyrë qesharake e satirike. 2. E kthej një vepër, një pjesë etj. në parodi; shkruaj një par…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODIZÚAR (i, e) mb. Që është parodizuar. Vepër (pjesë) e parodizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Parodist.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODIZÚES,~E mb. Që parodizon. Material parodizues. Paraqitje (shfaqje) parodizuese. Program televiziv satirik, ironizues dhe parodizues ndaj fenomeneve të ndryshme sociale
Shfaq përkufizimin e plotë →PARODIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Parodiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë