Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Kopsht i madh me drurë zbukurues e me lule, me udhë për të shëtitur, me stola për t’u ulur etj., që shërben si vend pushimi e çlodhjeje. Parku i madh i Tiranës. Parku i kombëtar i Shebenikut (i Dajtit, i Brezovicës). Drurët e parkut. Pushojnë (shëtitin) në park.
2. Shesh i pajisur me lodra ose me mjete të ndryshme për argëtim ose për ushtrime e lojëra sportive. Parku sportiv. Parku i lojërave për fëmijë.
3. tek. Vendi ku mbahen dhe ndreqen automjetet; autopark. Parku automobilistik.
PARKÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Copa dërrasash me trajta të ndryshme, që shtrohen në dysheme të mbërthyera pranë njëra-tjetrës. Parket druri. E shtruan me parket. 2. Dysheme e shtruar …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARKETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parketoj ose kur parketohet diçka.2. Rrjedhim kur parketoj ose kur parketohet diçka. Parketimi shtëpisë (i lokalit, i vilës, fushës së bas…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARKET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtroj një dysheme me parket.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARKETÚAR (i, e) mb. Që është parketuar. Dysheme të parketuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARKÍM,~I m. 1. Veprimi kur parkoj ose kur parkohet makina etj. Drita parkimi. Ndalim parkimi.2. Vendi i posaçëm ku bëhet parkimi i disa makinave, parking. Gjobë parkimi. Vend park…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARKÍN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET Vendparkim, parkim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARK/ÓHET jovep., ~ÚA (u) ~ÚAR pës., vet. v. III e PARKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E lë makinën në një vend ku lejohet qëndrimi. Parkoj veturën (autobusin, motorin).
Shfaq përkufizimin e plotë →PARKÚAR (i, e) mb. Që është parkuar. Makina të parkuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁRK/Ë,~A f. Palare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë