Fjalori
PARET

PARÉT,~I m. sh. ~E, ~ET krahin. Ndarje me dërrasa; stenë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PAR
PAR

PAR,~I m. sh. ~E, ~ET Dhëndri me nusen, çifti.


Rezultate të ngjashme

PARÉTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Drizë e vjetër që i kanë rënë gjembat. U vuri sëpatën paretkave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÉ (i, e) mb. Që nuk ka re. Qiell i pare. Mot i pare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁR/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. bised. Para. Pare të holla. E bleu me pare. 2. Luspë peshku. Pare peshku.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i realizuar; që nuk është realizuar; i papërmbushur, i paplotësuar; kund. i realizuar. Plan i parealizuar. Mision i parealizuar. Detyra të pa…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREDUKTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i reduktuar; që nuk është reduktuar; kund. i redaktuar. Staf i pareduktuar. Buxhet i pareduktuar. Me shpejtësi të pareduktuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREFORMÚAR (i, e) mb. Që nuk është i reformuar; kund. i reformuar. Sistem arsimor i pareformuar. Shoqëri (parti) e pareformuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREFUZÚAR (i, e) mb. Që nuk është i refuzuar; që nuk është refuzuar; kund. i refuzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÉGJUR (i, e) mb. 1. Që nuk është përpunuar me lëndë të veçanta për të fituar cilësitë e nevojshme, që nuk është regjur (për lëkurën). Lëkurë e paregjur. 2. fig. Që nuk është stë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREHATÍ,~A f., bised. Gjendje shqetësimi e me kokëçarje, mungesë rehatie; kund. rehati. Ishte në parehati.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREHÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. 1. Që nuk i ka kushtet e përshtatshme për të ndenjur, për të pushuar ose për të jetuar; kund. i rehatshëm. Shtëpi e parehatshme. 2. Që bëhet m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREHATÚAR (i, e) mb. Që nuk është rehatuar; kund. i rehatuar. Njeri (popull) i parehatuar. Dukej e parehatuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREHÚMBUR mb. Që i ka humbur paratë në një lojë etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Shkoj përpara, përparoj. U parën të gjithë bashkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREMÁDH,~I m. Ai që ka para të madhe; i pasur, pasanik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREMÁDH,~E mb. Që ka para të madhe; i pasur, pasanik.Sin.: i pasur, pasanik, pasunar, i kamur, paralli, i zënë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREMÁDH/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka para të madhe; e pasur, pasanike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÉND (i, e) mb. Që është pa rend funksionues; që e ka rendin jo në nivelin e duhur (për punën e veprimin e forcave të policisë). Shtet (qytet) i parend.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARENDÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është renditur, i parregullt, i çrregullt, kaotik; kund. i renditur. Libra të parenditur. Tavolina (mobilie) të parenditura. 2. I paradhitur; kund. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARENKÍM/Ë,~A f., biol. Ind i thjeshtë e i përhershëm në një organizëm, që përbëhet nga qeliza dhe hapësira. Parenkima klorofiliane. Parenkime ujëdashëse. Parenkima ajërdashëse. Pa…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARENTERÁL,~E mb., mjek. Që nuk futet në organizëm përmes aparatit tretës, që injektohet në trup me anë të gjilpërës (për një bar).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREPÁKTË mb. 1. Që nuk ka para shumë, që ka pak para; kund. paremadh, pareshumtë. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të emrit. Parepakti nuk ka çka lyp te pareshumti. (fj. u.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREPALÚAR [PARAPALÚAR] mb., edhe si em. Që i mban paratë të paluara; që nuk i vë në punë paratë, por i fsheh diku në shtëpi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÉSHTUR (i, e) mb. Që nuk ndërpritet fare ose për një kohë të gjatë, i vazhdueshëm, i pandërprerë. Përpjekje të pareshtura. Luftë e pareshtur. Ngritje e pareshtur.Sin.: i vijues…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÉSHTUR ndajf. Pa ndërprerje, pa pushuar; vazhdimisht; në mënyrë të pareshtur. Bie shi pareshtur. Punojnë (mësojnë) pareshtur. Kujdeset pareshtur.Sin.: vijimisht, vazhdimisht, p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARESHTURÍ,~A f., libr. Të qenët i pareshtur; vetia e diçkaje që është e pareshtur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARESHÚMTË mb. 1. Që ka para shumë, që ka para. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të emrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARESPÉKT (i, e) mb. Që nuk respekton të tjerët; i parespektueshëm. Fëmijë (qytetar) i parespekt. Është i parespekt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARESTEZÍ,~A f., mjek. Ndjeshmëri patologjike jonormale, që i ngjan djegies, pickimit, ndjenjës së kalimit të mizave nëpër lëkurë etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAREVOKÚAR (i, e) mb., zyrt. Që nuk është revokuar. Dorëheqje e parevokuar. Letërkredit i parevokuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Dobësi muskulore e shkaktuar nga dëmtime nervore ose nga një sëmundje; paralizë e lehtë, paralizë e pjesshme. Parezë e pjesshme. Kaloi një parezë fa…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.