Fjalori


Rezultate të ngjashme

PARAZÍSHT ndajf. Në mënyrë parazitare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. biol. Qenie e gjallë (kafshë ose bimë) që rron e zhvillohet mbi trupin e një qenieje tjetër ose brenda organizmit të saj. Parazitët e njeriut (e kafshë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZÍT,~E mb. 1. Parazitar. Krimba parazitë. Kërpudha parazite. 2. fig., keq. Që jeton si parazit. Jetë parazite. Njeri parazit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITÁR,~E mb. 1. Që përbëhet prej parazitësh; që ka të bëjë me parazitin ose me parazitët; që shkaktohet nga parazitët. Kafshë (bimë) parazitare. Sëmundje parazitare. 2. Që rron…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZÍT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. fig., keq. Ajo që nuk punon vetë dhe jeton me djersën e një tjetri ose në kurriz të shoqërisë.2. Ajo që bën një jetë të zbrazët e të kotë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITEMÍ,~A f., mjek. Prania e parazitëve në gjak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITÍZ/ËM,~MI m. 1. biol. Zhvillimi i një qenieje të gjallë në kurriz të një tjetre, duke i thithur asaj ushqimin. 2. fig., keq. Mënyrë jetese e dikujt që shfrytëzon punën e të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITMBÝTËS,~I m. sh. ~, ~IT kim. Që mbyt a që vret parazitët; parazitvrasës. Gaz parazitmbytës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Rroj si parazit. Ky lloj krimbi paraziton zakonisht te gjarpërinjtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek., biol. Specialist në parazitologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek., biol. Specialiste në parazitologji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITOLOGJÍ,~A f., biol. Shkencë që merret me studimin e parazitëve, me mënyrat e luftimit të tyre dhe të sëmundjeve që shkaktohen prej tyre. Parazitologjia mjekësore. Parazitolo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITOLOGJÍK,~E mb., mjek., biol. Që lidhet me parazitologjinë, i parazitologjisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT psikol., mjek. Psikozë e dikujt se është infektuar nga parazitët. Vuante nga parazitoza. Terapi kundër parazitozës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITÚES,~E mb. Që paraziton, parazit. Grerëza kineze është një insekt parazitues që ushqehet me larvat e dëmtuesit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAZITVRÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT kim. Që vret parazitët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.