Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAZGJEDHÓR,~E mb. Që zhvillohet para zgjedhjeve politike, vendore etj.; kund. paszgjedhor. Fushatë parazgjedhore. Takime parazgjedhore. Propagandë (përgatitje) parazgjedhore. Fjalimet parazgjedhore.
PARAZGJ/ÉDH vep., ~ÓDHA, ~ÉDHUR kal. Zgjedh paraprakisht dikë për ta paraqitur si kandidat të mundshëm për të kryer një detyrë shtetërore, shoqërore a partiake.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAZGJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur parazgjedh dikë ose kur parazgjidhem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAZGJÉDHUR (i, e) mb. Që është zgjedhur paraprakisht. Kandidatët e parazgjedhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAZGJ/ÍDHEM jovep., ~ÓDHA (u), ~ÉDHUR pës. e PARAZGJÉDH.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë