Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARATRAJT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek. Trajtoj dikë për të parandaluar një sëmundje, një epidemi etj.
2. Trajtoj me pastrues kimikë etj. një metal para se ta punoj.
3. Trajtoj paraprakisht një ushqim, duke i hedhur erëza, qepë të grira, kokrra piperi etj. për ta bërë më të lehtë gatimin e tij; marinoj. Paratrajtoj mishin e lepurit të egër (mishin e derrit të egër).
PARATRAJTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur paratrajtoj ose kur paratrajtohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARATRAJT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PARATRAJTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATRAJTÚAR (i, e) mb. I trajtuar paraprakisht. Bakër (bronz) i paratrajtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATRÁJT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Trajta e parë a fillestare e diçkaje që do të bëhet; skicë, ravijëzim i trajtës së një objekti, të një ideje etj., shestim. Ylberi ishte paratrajta e …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. Pjesë e përparme e trinës së dorës a të këmbës. Gërvishti (gjakosi) paratrinën e dorës (e këmbës).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë