Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARATHË́NË (i, e) mb. 1. Që është thënë ose është shprehur më parë (për mendimet, përshtypjet etj.), për të cilin është folur pak më parë. Mendimet e parathëna. Kushtet e parathëna.
2. Që është thënë a është vendosur që më parë se si do të ndodhë në të ardhmen; i paracaktuar. Fund i parathënë. Fati i parathënë.
✱Sin.: i paracaktuar, i thënë, i lartpërmendur, i sipërpërmendur, i paravendosur, i paracaktuar.
PARA/THÉM vep., ~THÁSHË, ~THË́NË kal. 1. Them që më parë me përafërsi ose me përpikëri, duke u mbështetur në disa të dhëna ose në përvojën e mëparshme, se si do të zhvillohet a do të përfundojë diçka; parashikoj. Parathem përfundimin e ndeshjes.
2. Gjej dhe them që më parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, parashikoj të ardhmen. U parathoshte të ardhmen (fatin).
✱Sin.: parashikoj, profetizoj, paracaktoj, shortoj.
PARATHË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që parathotë të ardhmen. Parathënësi i fatit.2. Profet. 3. Parafolës.✱Sin.: profet, parafolës, paralajmërues, parashikues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATHË́NËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që parathotë të ardhmen. Parathënëse e fatit. 2. Parafolëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATHEKSÓR,~E mb., gjuh. Që gjendet para zanores a rrokjes së theksuar (në fjalë). Zanore paratheksore. Rrokje paratheksore. Ë-ja paratheksore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARA/THÉM vep., ~THÁSHË, ~THË́NË kal. 1. Them që më parë me përafërsi ose me përpikëri, duke u mbështetur në disa të dhëna ose në përvojën e mëparshme, se si do të zhvillohet a do …
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARA/THUHET jovep., ~THÁ (u), ~THË́NË pës., vet. v. III e PARATHÉM.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATHË́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parathem ose kur parathuhet diçka.2. Shkrim i shkurtër në fillim të një vepre letrare, shkencore etj., i cili jep disa sqarime për qël…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARATHË́NSHËM ndajf., libr. Duke e thënë më parë. Demonstratat e rinisë sonë studentore dhe shkollore treguan parathënshëm dhe porosidhënshëm se cila duhet të jetë ardhmëria jonë, …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë