Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARASHTRÚAR (i, e) mb. Që është parashtruar, i shpalosur, i paraqitur. Në mbështetje të kërkesës së parashtruar. Kushte të parashtruara. Projektligj i parashtruar (drejt.).
✱Sin.: i paraqitur, i shpalosur, i shtjelluar, i ftilluar.
PARASHTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. zyrt. I paraqit dikujt shkurt e në tërësi një kërkesë a një çështje për ta shqyrtuar, për ta miratuar etj., i bëj dikujt një parashtresë. Parashtroi një kërkesë.
2. Kumtoj përpara të tjerëve përmbledhtas çështjet kryesore, mendimet e kërkesat për një temë a për një detyrë. Parashtroi mendimet (idetë, pikëpamjet). U parashtroi detyrat.
✱Sin.: shtroj, paraqit, hedh, ngre, nxjerr, drejtoj, shtjelloj, shpërfaq, shpalos, shfaq, zbuloj, shpreh, bëj, jap, sjell, kumtoj, shkoqis.
PARA/SHÉS vep., ~SHÍTA, ~SHÍTUR kal. Shes diçka paraprakisht. I kish parashitur që pa i mbledhur patatet (qershitë, mollët, shalqinjtë).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARA/SHÍHET jovep., ~PA (u), ~PÁRË pës., vet. v. III e PARASHÓH.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHIJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur parashijoj ose kur parashijohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Shkoj para, eci para dikujt a diçkaje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARA/SHÓH vep., ~PÁSHË, ~PÁRË kal. Parashikoj. Parashoh shpenzimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARA/SHPÍE vep., ~SHPÚRA, ~SHPÚRË, SHPË́NË libr., kal. Shpie para dikë a diçka; paraçoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur parashtoj ose kur parashtohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtoj paraprakisht; paraqes; parashtroj. Parashtoi disa pyetje (disa shqetësime).✱Sin.: paraqes; parashtroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHTÝ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Shtyj para diçka, e bëj të zhvendoset para.2. fig. Nxit të eci para në një punë, në një lojë etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjet prej pëlhure të fortë a plastmase, që lidhet në trup me litarë e hapet si çadër për të rënë ngadalë në tokë kur dikush hidhet nga aeroplani ose ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë