Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARASHIKÚAR (i, e) mb. 1. Që dihej me kohë se do të ndodhte a do të bëhej, që pritej se do të vinte; kund. i paparashikuar. Ngjarje e parashikuar.
2. Që është përcaktuar që më parë; që është llogaritur a planifikuar më parë; kund. i paparashikuar. Shpenzimet e parashikuara. Rendimenti i parashikuar. Detyrat e parashikuara. Afati i parashikuar.
✱Sin.: i paraparë, i parallogaritur, i paracaktuar, i parapërcaktuar, i planifikuar.
PARASHIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E marr me mend që më parë se si do të jetë, do të bëhet a do të ndodhë diçka; e quaj të mundshme, pres të dalë a të bëhet ashtu siç e mendoj; kam ndërmend. Parashikojnë bisedime të mbara. Parashikoj të nisem nesër. Parashikon përfundimin e ndeshjes.
2. E përcaktoj që më parë atë që mund të ndodhë në të ardhmen ose si do të zhvillohet diçka, duke u mbështetur në disa të dhëna a në përvojën e mëparshme. Parashikon kohën. Parashikoi eklipsin e diellit. Parashikuan të ardhmen.
3. Llogarit që më parë sa duhet shpenzuar ose e caktoj diçka për një punë etj.; përcaktoj çfarë do të bëj. Parashikoi buxhetin. Parashikon shpenzimet.
4. I dal përpara diçkaje, e marr parasysh që më parë diçka dhe përgatitem për të. I ka parashikuar pasojat.
5. vet. v. III E përmban, e përfshin diçka, e ka. E parashikon ligji (rregullorja, urdhëresa, vendimi).
✱Sin.: parashoh, parathem, paramendoj, mendoj, paragjykoj, profetizoj, parallogarit, pres, supozoj, përmbaj, përfshij, paracaktoj, parapërcaktoj, parandiej, kam.
PARA/SHÉS vep., ~SHÍTA, ~SHÍTUR kal. Shes diçka paraprakisht. I kish parashitur që pa i mbledhur patatet (qershitë, mollët, shalqinjtë).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARA/SHÍHET jovep., ~PA (u), ~PÁRË pës., vet. v. III e PARASHÓH.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHIJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur parashijoj ose kur parashijohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Shkoj para, eci para dikujt a diçkaje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARA/SHÓH vep., ~PÁSHË, ~PÁRË kal. Parashikoj. Parashoh shpenzimet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARA/SHPÍE vep., ~SHPÚRA, ~SHPÚRË, SHPË́NË libr., kal. Shpie para dikë a diçka; paraçoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur parashtoj ose kur parashtohet diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtoj paraprakisht; paraqes; parashtroj. Parashtoi disa pyetje (disa shqetësime).✱Sin.: paraqes; parashtroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHTÝ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Shtyj para diçka, e bëj të zhvendoset para.2. fig. Nxit të eci para në një punë, në një lojë etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARASHÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjet prej pëlhure të fortë a plastmase, që lidhet në trup me litarë e hapet si çadër për të rënë ngadalë në tokë kur dikush hidhet nga aeroplani ose ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë