Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAQÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që paraqit një shkresë, një dokument etj. Paraqitësja e përfundimeve të testit.
2. Ajo që paraqit programin në një shfaqje (në festival, në koncert etj.), prezantues. Paraqitësja e festivalit (e konkurruesve).
PARAQÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që paraqit një shkresë, një dokument etj. Paraqitësi i lutjes (i kërkesës). I jepet (i dorëzohet) paraqitësit.
2. Ai që paraqit programin në një shfaqje (në estradë, në koncert etj.), prezantues. Paraqitësi i programit.
PARAQÍELLZ,~A f., anat. Pjesa e zgavrës së gojës midis dhëmbëve dhe qiellzës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQIELLZÓR,~E mb., gjuh. Që nyjëtohet në paraqiellz; trysur, alveolar. Bashkëtingëllore paraqiellzore.✱Sin.: alveolar, trysur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Nxjerr dhe i tregoj dikujt një shkresë, një dokument etj., për t’i dëshmuar se e kam në rregull, se më takon një e drejtë etj.; e sjell diçka si dëshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAQÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj te dikush që më ka kërkuar; vete në vendin e punës a diku tjetër ku duhet të jem në një kohë të caktuar; shkoj diku për të marrë pjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paraqit ose kur paraqitem. Paraqitja e dokumenteve. Paraqitja në punë (në detyrë). Paraqitja e natyrës në pikturë. Paraqitja e lëndës së…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I hijshëm nga pamja e jashtme, me pamje tërheqëse; i pashëm. Burrë i paraqitshëm.2. Që mund të paraqitet a të shfaqet para të tjerëve a diku; i eks…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍTUR (i, e) mb. I shpalosur, i ekspozuar. Materiali i paraqitur. Dokumentet e paraqitura.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍTUR,~IT (të) as. Paraqitje. Ka të bëjë edhe mënyra e të paraqiturit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që paraqit një shkresë, një dokument etj. Paraqitësi i lutjes (i kërkesës). I jepet (i dorëzohet) paraqitësit. 2. Ai që paraqit programin në një sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAQÍTËS,~E mb. Që jep me pak fjalë e në mënyrë përshkruese, pa analizë kritike, përmbajtjen e një vepre, të një programi artistik etj. Artikull paraqitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë